Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim virtual me kryetarët e komunave, ku është biseduar për shqetësimet e ditëve të fundit dhe situatës epidemiologjike, si dhe për koordinimin e mëtejmë për respektimin e masave kundër virusit COVID-19.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zemaj ka bërë të ditur që masat më të rrepta të cilat kanë filluar nga java e kaluar, do të vazhdojnë, si dhe do merren vendime operacionale për komuna të caktuara në bazë të numrit të të infektuarve, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu ai ka thënë se lakorja e rasteve të fundit na detyron për kujdes të shtuar dhe aktiv si dhe kërkesat dhe rekomancimet do të jenë në funksion të luftës efikase kundër virusit COVID-19.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në takimin virtual me kryetarët e komunave, biseduam për shqetësimet e ditëve të fundit dhe situatës epidemiologjike, si dhe për koordinimin e mëtejmë për respektimin e masave kundër virusit Covid-19.
Nga java e kaluar, kemi filluar me masa më të rrepta për disa qytete të Kosovës dhe do të vazhdojmë çdo ditë, me vendime operacionale, për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve.
Lakorja e rasteve të fundit na detyrojnë për kujdes të shtuar dhe aktiv. Kërkohet bashkëpunim i ngushtë me komunat e Kosovës me theks me Kryetarët dhe Shtabet Komunale Emergjente dhe po ashtu bashkëpunim i të gjithë mekanizmave të institucioneve qendrore dhe lokale për zbatim rigoroz të masave të dala nga niveli qendror, është i domosdoshëm.
Kërkesat dhe rekomandimet do të jenë në funksion të luftës efikase kundër virusit Covid 19.