Home LAJME Besian Mustafa kandidon për kryetar të LDK-së

Besian Mustafa kandidon për kryetar të LDK-së

0
Besian Mustafa kandidon për kryetar të LDK-së

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se do të kandidojë për kryetar të partisë.

Këtë Mustafa e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se LDK-ja do të shkëlqejë përsëri, ndërsa u ka uruar sukses edhe kundërkandidatëve të tij.

“Do të sigurohem që LDK do të ketë debat, diskutim dhe bashkëbisedim të hapur e të gjatë me secilin dashamir, votues e ish-votues dhe anëtar e ish-anëtar ku së bashku do të ndërtojmë unitetin dhe komunikimin tonë të vazhdueshëm”, ka shkruar Mustafa ndër tjerash.

Postimi i plotë:

Të gjithë kemi përgjegjësi për Kosovën dhe LDK-në. Do kandidoj për kryetar të LDK-së më 14 mars.

Kandidat vetëm dhe…

Posted by Besian Mustafa on E mërkurë, 10 Mars 2021

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here