- Reklama -

UNICEF: Covid-19 nxit martesat e të miturave

Për shkak të pandemisë Covid-19, UNICEF-i mendon se në të gjithë botën mund të lidhen rreth dhjetë milion martesa me të mitur dhe të mitura. Në analizën e UNICEF-it thuhet se kjo rrezikon përparimet e arritura për vite të tëra në luftimin e kësaj praktike. Faktorë rreziku për vajzat janë mbyllja e shkollave ose vdekja e prindërve për shkak të Covid-19.

Gjatë dhjetë viteve të fundit përqindja të miturave të martuara në të gjithë botën kishte rënë me 15 përqind, pra rreth 25 milion martesa që ishin arritur të parandalohen.

- Reklama -

“Efekte të thella”

Vajzat që martohen në fëmijëri kanë pasoja gjatë gjithë jetës, siç thekson UNICEF-i. Ka shumë gjasa që ato kanë përjetuar dhunë në familje dhe nuk i kanë lejuar të shkojnë në shkollë. Po ashtu me shtatzënitë e hershme dhe të paplanifikuara ekziston gjithashtu rrezik, i cili mund të çojë në komplikime dhe vdekje. Vajzat gjithashtu mund të izolohen nga familjet dhe miqtë e tyre dhe të përjashtohen nga pjesëmarrja në komunitet.

COVID-19 ka “efekte të thella” në jetën e vajzave, sipas analizës së UNICEF. Kufizimet e udhëtimit dhe distanca i bëjnë të vështira qasjen në kujdesin mjekësor, shërbimet sociale dhe mbështetjen e komunitetit. Humbja e vendeve të punës dhe pasiguritë ekonomike mund t’i detyrojnë familjet t’i martojnë vajzat e tyre në moshë të mitur. /DW

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort