Një ekip shkencëtarësh japonezë kanë zbuluar një lloj të ri të koronavirusit të ngjashëm me llojin që shkakton Covid-19, në bajgën e lakuriqve të natës që jetojnë në shpella.Studiuesit nga Universiteti i Tokios gjetën patogjenin në jashtëqitjet e lakuriqëve, i cili sipas tyre është shumë i ngjashëm me SARS-CoV-2, lloji i koronavirusit që shkakton Covid-19.
Përbërja gjenetike e virusit të ri është 81.5 përqind në përputhje me SARS-CoV-2 dhe ekspertët thonë se është hera e parë që një patogjen i ngjashëm me atë përgjegjës për pandeminë aktuale është gjetur në Japoni.
Koronavirusët që transferohen nga kafshët tek njerëzit kanë qenë përgjegjës për një sërë sëmundjesh, përfshirë Covid-19, SARS, MERS dhe disa versione të ftohjes së zakonshme. Fatmirësisht, shkencëtarët thonë se virusi i ri nuk infekton njerëzit, megjithëse nevojiten hetime të mëtejshme.Kjo nuk është hera e parë që një koronavirus i ngjashëm me SARS-CoV-2 është gjetur. Shkencëtarët e zbulimit të sëmundjeve në Kinë kanë gjetur koronavirusë që janë 95% përputhje gjenetike me llojin që ka shkaktuar mbi 1.2 milionë vdekje në të gjithë botën, sipas statistikave zyrtare.