- Reklama -

Bahtiri fton në takim kryetarët e komunave: Qeveria po merr masa jo adekuate, të dakordohemi për masa që nuk dëmtojnë bizneset

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka ftuar kryetarët e komunave të marrin pjesë nesër në ora 11:00 në një takim në Asociacionin e Komunave.

Bahtiri thotë se këtë thirrje po bën për shkak se qytetarët po rezultojnë pozitiv e Qeveria po merr masa jo adekuate.

- Reklama -

Ai thotë se nga masat e qeverisë po goditen rëndë subjektet afariste.

I pari i Mitrovicës kërkon që të dakordohen për masa që nuk i dëmtojnë bizneset.

Ky është postimi i tij i plotë:

Për shkak të rritjes së madhe të numrit të qytetarëve që po rezultojnë pozitiv me COVID-19 dhe masave jo adekuate të marra nga Qeveria e Kosovës, me të cilat po goditen rëndë subjektet afariste, kërkoj nga gjithë kryetarët e komunave që të marrin pjesë në takimin që do të mbahet nesër në ora 11:00 në Asociacionin e Komunave me Qeverinë e Kosovës.

Me dakordimin e të gjithëve duhet të merren masa mbrojtëse efektive për mbrojtje nga COVID-19, por që këto masa nuk guxojnë assesi t’i dëmtojnë bizneset, sepse ne nuk mund të vazhdojmë me veprime të tilla për shkak se askush nuk mund ta jep një datë kur perfundon kjo pandemi.

AB

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me...

MI jep dy kontrata me negocim në vlerë rreth 1.5 milion euro për punë shtesë në rrugën Prizren-Tetovë

Ministria e Infrastukturës do të nënshkruajë sot dy kontrata...

Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e...

Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci

Autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort