Home LAJME FSK gjen trupin e pajetë të të riut të zhdukur në lumin Mat, pas një operacioni dhjetëditor kërkim-shpëtimi

FSK gjen trupin e pajetë të të riut të zhdukur në lumin Mat, pas një operacioni dhjetëditor kërkim-shpëtimi

0
FSK gjen trupin e pajetë të të riut të zhdukur në lumin Mat, pas një operacioni dhjetëditor kërkim-shpëtimi

Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka angazhuar një kontingjent të specializuar të Kërkim-Shpëtimit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Gardës Kombëtare, i cili iu bashkua operacionit në zonën e Klosit për kërkimin e një personi të zhdukur në rrjedhën e lumit Mat.

FSK njofton se pas angazhimit intensiv dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet shqiptare, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizojnë dhe të gjejnë trupin e pajetë të personit të humbur.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në emrin e tij personal dhe në emër të gjithë personelit të FSK-së, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimës. Gjithashtu, komandanti i FSK-së falënderoi personelin e angazhuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe disiplinën e treguar gjatë përmbushjes së këtij misioni.

Forca e Sigurisë së Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në misionin e saj humanitar dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, gjithmonë në shërbim të jetës, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i Jurgen Karaj, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi u lokalizua rreth 30 kilometra larg vendit të aksidentit.

Vetura në të cilën ndodhej Karaj me shokun e tij, u aksidentua dhe përfundoi në përroin e fshatit Darsë të Klosit. Dyshohet se ai është rrëmbyer nga rrjedha e ujit më 10 janar.

Që nga dita e aksidentit, kërkimet në lumë janë zhvilluar pa ndërprerje. E gjithë vija lumore e lumit Mat është kontrolluar disa herë, por trupi i 30-vjeçarit nuk ishte gjetur deri tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here