Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të vitit 2025 të subjekteve politike të cilat ishin pjesë e Kuvendit, sipas rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt 2025.
Sipas raportit për këta tre muaj Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka shpenzuar 1 milionë e 263 mijë e 372 euro.
Ndërkohë që shuma e buxhetit për këtë periudhë ka qenë 550 mijë e 799 euro ose 712 mijë e 573 euro më e ulët sesa shuma e shpenzuar.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për periudhën tetor-dhjetor 2025 ka shpenzuar 280 mijë e 822 euro, ndërkohë që shuma e buxhetit ka qenë 283 mijë e 183 euro apo 2,360 euro me e lartë.
Sipas raportit Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpenzuar 224 mijë 859 euro, nga shuma e buxhetit që ka qenë 225 mijë e 959 euro ose 1099 euro me e lartë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sipas raportit ka shpenzuar 70, mijë e 210 euro, nga 70 e 700 euro sa ka qenë buxheti ose 489 euro më pak.