Home LAJME Haradinaj nga ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit, thekson rëndësinë e përfaqësimit të Kosovës

Haradinaj nga ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit, thekson rëndësinë e përfaqësimit të Kosovës

0
Haradinaj nga ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit, thekson rëndësinë e përfaqësimit të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një fotografi nga salla ku presidenti Trump pritet të mbajë fjalim në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit.

Haradinaj tha se kjo ngjarje bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta.

Sipas tij është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here