Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka pritur në një takim lamtumirës shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Në një postim në Facebook, ai ka paralajmëruar se Orav do ta përfundojë mandatin në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme.
“Ishte një rast i mirë që ta falënderoj për punën e mirë që e ka bërë në vendin tonë. Biseduam për shumë zhvillime aktuale në Kosovë dhe rajon. Në veçanti biseduam për mundësitë e shpejtimit të proceseve në shumë fusha dhe veçanërisht ato që kanë të bëjnë për bashkëpunimet rajonale dhe integrimet evroatlantike. Ambasadori Orav do të mbetet një mik i mire për Kosovën edhe në të ardhmen” – shkruan Sejdiu.