Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve njofton se sezoni i gjuetisë në Kosovë ka përfunduar zyrtarisht nga data 2 shkurt, duke ndaluar çdo formë të gjuetisë pas kësaj date.
Fondacioni u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet gjuetie që vërejnë, qoftë drejtpërdrejt në terren, përmes fotografive, videove apo postimeve në rrjetet sociale.
“Të gjitha raportimet do të trajtohen me anonimitet të plotë. Gjuetia jashtë sezonit të lejuar me ligj përbën vepër penale. Organizata jonë do të raportojë çdo rast ku identifikohet dëshmi e besueshme e gjuetisë së paligjshme, si në terren ashtu edhe online. Mbrojtja e jetës së egër është përgjegjësi e përbashkët. Nëse hasni në gjueti të paligjshme, raportoni në Polici/Prokurori apo tek organizata jonë në [email protected]” – njofton Fondacioni.