E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipati, është takuar sot me kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile të serbëve të Kosovës në veri të vendit.
Siç bëhet e ditur në një postim të Ambasadës Amerikane, Prattipati ka theksuar pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente dhe efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve për të gjithë qytetarët, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë që ka theksuar se janë të përkushtuara t’u shërbejnë të gjitha komuniteteve.