Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takojë të hënën në Washington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau.
Në njoftim nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës.
- Reklama -
Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.
Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të mbrojtjes.
- Reklama -
