- Reklama -

Fakulteti i Filologjisë nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me kompaninë BARUTI AG

Fakulteti i Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me kompaninë prestigjioze BARUTI AG, duke hapur kështu mundësi të reja profesionale dhe akademike për studentët tanë, veçanërisht për programin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane.

Nënshkrimi i marrëveshjes u realizua nga rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, dhe përfaqësuesi i BARUTI AG, Muhamet Veliu, në një ceremoni zyrtare në ambientet e Rektoratit. Të pranishëm ishin edhe stafi akademik i Fakultetit të Filologjisë dhe përfaqësues të kompanisë.

- Reklama -

Sipas Universitetit, bashkëpunimi synon të krijojë një urë të qëndrueshme midis studimeve universitare dhe tregut të punës, duke iu ofruar studentëve:

  • Praktika profesionale 3–6 mujore në ambientet e kompanisë
  • Trajnime të përbashkëta për komunikim profesional në gjermanisht, aftësi në customer service dhe standarde gjermane të komunikimit
  • Vizita studimore dhe prezantime nga ekspertë të industrisë
  • Mundësi punësimi për studentët e vitit të tretë dhe të diplomuarit
  • Mbështetje për aktivitete akademike dhe zhvillimore, përfshirë bursat për studentët më të mirë
  • Pjesëmarrje në Shkollën Verore Ndërkombëtare të Universitetit të Prizrenit (ISSP)

“Gjatë vizitës, BARUTI AG prezantoi para studentëve fushën e tyre të punës, mundësitë e karrierës dhe rolin e gjuhës gjermane në sektorin e shërbimeve profesionale. Studentët patën mundësi të bashkëveprojnë drejtpërdrejt me drejtues të kompanisë dhe të mësojnë rreth profileve të kërkuara në treg. Në fund të takimit, përfaqësuesit e Universitetit dhe BARUTI AG shprehën gatishmërinë për të nisur menjëherë aktivitetet e parapara në marrëveshje dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në projekte të ardhshme. Fakulteti i Filologjisë mbetet i përkushtuar të krijojë partneritete cilësore që sjellin vlerë për studentët tanë dhe komunitetin akademik” – thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort