Home LAJME Prokuroria dhe Policia me aksion në 15 biznese për shërbime ilegale me botoks në Prishtinë

Prokuroria dhe Policia me aksion në 15 biznese për shërbime ilegale me botoks në Prishtinë

0
Prokuroria dhe Policia me aksion në 15 biznese për shërbime ilegale me botoks në Prishtinë

Prokuroria dhe Policia e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjerë në rajonin e Prishtinës, për luftimin e shërbimeve ilegale të botoksit.

Aksioni, siç ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, po zhvillohet në 15 lokacione. Aksioni ka për qëllim sekuestrimin e provave që dyshohet se kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me “keqpërdorim të detyrës”, “ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore” dhe “tregti e ndaluar”. Sipas dyshimeve, në këto lokale është ofruar shërbimi estetik duke përdorur produktin medicinal botoks, edhe pse sipas ligjit, ofrimi i tij duhet të bëhet vetëm nga personeli i certifikuar.

“Po ashtu, bazuar në të dhënat zyrtare, rezulton se në Republikën e Kosovës, nuk ka operator ekonomik të licencuar për importin e këtij produkti medicinal dhe si i tillë, ky produkt mbi këto rrethana, trajtohet si ilegal”, thuhet në njoftim.

Aksioni po mbështetet edhe nga Inspektorati Shëndetësor dhe ai i Tregut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here