- Reklama -

Kontrata me “AM General” për sistemet HUMVEE Hawkeye, Maqedonci: FSK-ja po kalon në një fazë tjetër zhvillimi

Prodhuesi i njohur amerikan i industrisë ushtarake AM General ka finalizuar kontratën tregtare trevjeçare me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për furnizimin me sistemet mobile artilerie HUMVEE 2ëCT Hawkeye 105mm, së bashku me mjete mbështetëse, pjesë rezervë dhe trajnime për mirëmbajtjen e tyre, njofton kompania.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se me këtë blerje ushtria e Kosovës po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta.

- Reklama -

“Dje nënshkruam një kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General. Kontrata përfshin blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS). Në kontratë gjithashtu përfshihen automjete moderne të mbështetjes, pjesë rezervë, mirëmbajtja si dhe trajnimi për operim dhe mirëmbajtje. Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta. Kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, shkruan Maqedonci.

Sipas marrëveshjes, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset me sistemet mobile të artilerisë të montuara mbi platforma të fuqishme HUMVEE, të pajisura me teknologji të patentuar të zbutjes së kthesës (soft recoil) që absorbon deri në 60% të forcës së kthesës.

Kjo i mundëson sistemit të vendoset, të qëllojë dhe të rilëvizë në më pak se 90 sekonda, duke rritur mbijetesën dhe fleksibilitetin krahasuar me artilerinë e tërhequr tradicionalisht.

Kontrata përfshin gjithashtu ambulanca, kamionë komandues dhe mjete të tjera mbështetëse nga familja më e gjerë e HUMVEE-ve, duke zgjeruar kapacitetet operative të FSK-së dhe mundësinë për të krijuar një bateri të plotë artilerie me mbështetje zjarrëindire indirekte.

Dorëzimet pritet të fillojnë brenda dy viteve të ardhshme.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort