Sot nis zyrtarisht fushata 12 ditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Fushata do të zgjasë deri më 28 dhjetor, kur edhe hapen vendvotimet dhe fillon heshtja zgjedhore.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë kanë bërë paraqitjen e programeve politike në tubimet e mbajtura të hënën dhe të martën.
Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të hapin zyrtarisht fushatat zgjedhore të mërkurën.
Për pjesëmarrje në zgjedhjet parakohshme për Kuvendin e Kosovës, janë certifikuar 24 subjekte politike, prej të cilave, 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, ndërkaq numri i përgjithshëm i kandidatëve që garojnë për ulëse në Kuvend është 1,180 kandidatë.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milion e 999 mijë e 205, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77 mijë e 85 votues.
