Një person është arrestuar nën dyshimin për posedim të narkotikëve. Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar në rrugën “Petrit Bytyqi” në Prizren.
I dyshuari ishte ndaluar dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 38.99 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
Lëndët narkotike ishin të paketuara në qese plastike dhe foli alumini, ndërsa gjatë kontrollit ishin gjetur edhe 9.92 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit kokainë të paketuara në qese plastike, një grinder, pajisje për bluarjen e substancave narkotike, një peshore digjitale, qese të ndryshme plastike për paketimin e substancave narkotike dhe një telefon celular.