- Reklama -

Arritje tjetër për Kosovën, Drini Gashi bëhet kosovari i parë në Gardën Kombëtare të Iowa-s

Duke shënuar një moment historik në partneritetin e Gardës Kombëtare të Ajovas (Iowa) me Kosovën, aviatori Drini Gashi, shtetas i Kosovës, ngriti dorën e djathtë dhe iu bashkua kësaj garde në bazën 132d Air Wing, më 20 nëntor.

Drini është personi i parë nga Kosova, që është partneri shtetëror i Gardës Kombëtare të Ajovas në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror (SPP), që i bashkohet GKA-së. Ai u betua nga gjeneralmajori në pension, Timothy Orr, ish-adjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovas, i cili kishte avokuar që Ajova të bëhej pjesë e programit. Garda Kombëtare e Ajovas dhe Kosova janë partnerë të SPP-së që nga viti 2011, raporton “dvidshub”.

- Reklama -

“Angazhimi i Drinit shënon edhe një tjetër pikë kthese në marrëdhënien që forcon lidhjen mes Ajovas dhe Kosovës”, tha Orr. “Ne shërbejmë së bashku, punojmë së bashku dhe luftojmë së bashku”.

Motivimi i Drinit për të shërbyer lidhet me vitin 2012, kur ai u shpërngul nga Kosova në Washington, D.C. Babai i tij, gjeneral brigade në pension i FSK-së, Xhavit Gashi, shërbeu si atashe i FSK-së në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ajova. Gjatë asaj kohe, Xhavit Gashi u takua me Orrin dhe të dy ndërtuan një miqësi të përjetshme në vitet e hershme të partneritetit të Gardës Kombëtare të Ajovas me Kosovën.

Familja Gashi u shpërngul në Ajova në vitin 2016, kur Xhaviti mori pozitën e konsullit të përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Des Moines, Ajova. Gjatë asaj kohe, familja Gashi jetoi në Camp Dodge. Pikërisht aty Drini pati ndërveprimet e para me pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovas.

“Më pëlqeu shumë jetesa atje”, tha Drini. “Më pëlqente t’i shihja nga afër pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovas”.

Pas disa vitesh në Ajova, familja Gashi u kthye në Kosovë. Megjithatë Drini vazhdoi të ndiente një lidhje të fortë me Ajovën dhe vendosi të kthehej për të ndjekur kolegjin. Së shpejti, ai nisi rrugëtimin drejt shtetësisë amerikane duke u regjistruar në Gardën Kombëtare të Ajovas përmes Programit të Sponsorizimit dhe Shtetësisë së Përshpejtuar.

“E dua këtë vend dhe e dua atë që ky vend përfaqëson”, tha Drini. “Ajo që është ky vend, është më e madhja në botë”.

Drejtorët e kaluar dhe aktualë të Programit të Partneritetit Shtetëror ishin të pranishëm në ceremoninë e betimit, ku u shpreh një ndjenjë e përbashkët krenarie për angazhimin e Drinit.

“Qëllimi i Programit të Partneritetit Shtetëror është të ndërtojë marrëdhënie mes Gardës Kombëtare të ShBA-së dhe ushtrive e qeverive të huaja, duke nxitur bashkëpunimin në siguri, përmirësimin e ndërveprimit dhe mbështetjen e interesave kombëtare të ShBA-së”, tha nënkoloneli Joel Jacobson, ish-drejtor i Programit të Partneritetit Shtetëror. “Ajova e ka arritur këtë përmes qindra shkëmbimeve ushtarake mes Ajovas dhe Kosovës, por tani Ajova ka një kosovar të regjistruar në radhët e saj. Kjo është një arritje e madhe dhe i shton talent Gardës Kombëtare të Ajovas”.

Angazhimi i Drinit hap rrugën që edhe kosovarë të tjerë t’i bashkohen Gardës Kombëtare të Ajovas, si pjesë e forcimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve Ajova-Kosovë.

“Shpresojmë që ky moment monumental të krijojë një precedent që kosovarët t’i bashkohen Gardës Kombëtare të Ajovas dhe të bëhen qytetarë të ShBA-së”, tha nënkolonelja në pension Kerri Lewers, drejtoreshë e Programit të Partneritetit Shtetëror. “Edhe pse Ajova nuk ka një komunitet të madh kosovar, miqësitë dhe marrëdhëniet unike të krijuara mes Gardës Kombëtare të Ajovas dhe FSK-së janë ndërtuar mbi besim dhe janë si familje”, transmeton Sinjali./Sinjali

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort