Home LAJME Guvernatori i BQK-së takon përfaqësuesit e Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, diskutohen zhvillimet në sektorin financiar

Guvernatori i BQK-së takon përfaqësuesit e Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, diskutohen zhvillimet në sektorin financiar

0
Guvernatori i BQK-së takon përfaqësuesit e Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, diskutohen zhvillimet në sektorin financiar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili takoi përfaqësuesit e Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (CEB), Thomas Adams, menaxher i vendit përgjegjës për Gjermani dhe Kosovë, si dhe Denis ëeerts, menaxher i Lartë për Rrezikun e Kredive.

Sipas BQK-së, në fillim të takimit, guvernatori Ismaili prezantoi zhvillimet e fundit në sektorin financiar, duke përfshirë atë të mikrofinancave dhe jo bankave, duke theksuar rolin e këtyre institucioneve në zgjerimin e qasjes ndaj financave për segmente të caktuara të ekonomisë dhe popullsisë.

Në njoftim thuhet se guvernatori Ismaili gjithashtu informoi përfaqësuesit e CEB-it mbi forcimin e kornizës rregullatore dhe mbikëqyrëse për MFI dhe NBFI, duke përfshirë kërkesat e reja për licencim dhe kapital, praktikat e përmirësuara të mbikëqyrjes, dhe aktivitetet e vazhdueshme për parandalimin e pastrimit të parave (AML).

“Diskutimet gjithashtu përfshinë progresin në agjendën më të gjerë të modernizimit të sektorit financiar. Takimi nënvizoi përkushtimin e përbashkët të të dy institucioneve për të forcuar gjithëpërfshirjen financiare, praktikat rregullatore dhe reformat që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës” – thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here