Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një takim pune me kryetarët e degëve dhe kryetarët e komunave të kësaj partie, njoftoi se janë gati për fushatë, mobilizim e angazhim nacional.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku thotë se LDK është gati e strukturat e saj anë të lidhura, të koordinuara dhe të vendosura që këtë fushatë ta çojnë deri në fund me dinjitet, me punë dhe me rezultat, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash ai thotë se këtë betejë e nisën si ekip, do ta vazhdojnë si ekip e do ta përmbyllin si të tillë.
“Me ekipet tona, veprimtarët tanë, kryetarët tuaj, do të jemi në çdo qytet, fshat e lagje për thirrjen tonë të madhe se Kosova meriton qeverisje të drejtë, institucione që funksionojnë dhe politikë të matur që i shërben qytetarit”.
“Ndjenja e gadishmëria mes strukturave tone është ajo që duhet; e fortë, e sinqertë dhe plot motivim. Secili prej tyre e di peshën e këtij momenti. Secili e di që Kosova ka nevojë për normalitet, për stabilitet, për zhvillim. Dhe mbi të gjitha, për shpresë. Shpresë ka. Zgjidheni atë!”, ka shkruar ai.
