Kapiten Ymërdin Hasani, ka diplomuar në Kursin e Çështjeve Civile në Fort Bragg të Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Qendrën dhe Shkollën e Luftës Speciale “John F. Kennedy”.
Sipas njoftimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, kapiten Hasani është shpërblyer me Medaljen për Arritje Ushtarake, e cila sipas FSK-së, i ndahet pjesëtarëve të cilët kanë shfaqur rezultate të larta gjatë trajnimit.
“Ky trajnim i specializuar përqendrohet në përgatitjen e oficerëve për bashkëpunim me komunitete lokale, vlerësim të nevojave civile dhe koordinim të projekteve që mbështesin stabilitetin dhe zhvillimin në zona operimesh. Përmes këtij kursi, kapiten Hasani ka fituar njohuri të avancuara në menaxhimin e situatave civile, bashkërendimin me institucione vendore dhe organizata partnere, si dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet forcave ushtarake dhe popullsisë civile. Kapiten Hasani do t’i kthejë njohuritë e përfituara në shërbim të Kosovës, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të Çështjeve Civile në Forcën e Sigurisë së Kosovës” – thuhet në njoftimin e FSKsë.
