Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën më 08.12.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Prizren
Punime në projekte investive
1.Nga NS 35/10[kV] Dikanca do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J03 Brodi (kodi: 30037003) nga ora 09:30 deri në ora 16:30
Vendet: fshati Brod dhe bizneset: N.P.T “Kuk Comerc”(Motel Argjena), TS- IPKO Brod, TS- Penda HC Dikancë.
Arsyeja: Energjizimi i linjës së re.
2.Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J10-Shiroka (kodi: 32000019) nga ora 09:00 deri në ora 12:00
Vendet: Fshati Shirokë dhe një pjesë e rrugës 560 Brigada 123.
Arsyeja: Punime në rrjet, projekte investive.
3.Nga NS 35/10[kV] Pirana do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J13 Hasi II (kodi: 30034003) nga ora 09:00 deri në ora 16:00
Vendet: Lubizhda, Bregdrini, Lukia, Romaj, Kuzhnini, Dedaj, Kabashi dhe Rizam Holding.
Arsyeja: Projekte investive, (shtrirja e kablles së tensionit të mesëm në projektin Kushnin i Hasit 1).
