24 shkurti i viti që vjen është caktuar si datë për fillimin e gjykimit ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzën për pengim të administrimit të drejtësisë.
Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se vendimi është marrë të enjten nga gjyqtari i vetëm, Christopher Gosnel .
Të akuzuar tjerë në këtë rast janë Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
Sipas urdhrit, paraqitja kryesore e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ku pritet të thirren tre dëshmitarë, do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars.
Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i 2020-ës, për krime lufte dhe pengim të administratës së drejtësisë.
Ndërkohë, të tjerët, si Smakaj, Kilaj dhe Fazliu, janë arrestuar në Kosovë dhe transferuar në Hagë në dhjetor të vitit 2024./KOHA
