- Reklama -

OVL e UÇK-së paralajmëron protestë më 13 dhjetor në Shkup, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla ka njoftuar se protesta e radhës në përkrahje të çlirimtarëve, pritet të mbahet më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Kjo u bë e ditur përmes një konference për media ku ndër të tjera tha se për këtë protestë janë dakorduar edhe me Ali Ahmetin dhe me bashkëluftëtarët që kanë në Maqedoninë e Veriut.

- Reklama -

“Ju e dini që kësaj konference i ka parapri një vizitë e liderit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti. Qysh në atë kohë ju kemi bërë me dije që do të organizohet edhe një protestë në Shkup. Data e kësaj proteste është caktuar e ajo është më 13 dhjetor në orën 13:00 në sheshin ‘Skënderbeu’, në Shkup kundër padrejtësisë që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë. Fillimisht ju njoftojmë që ne si kategori e dala nga lufta së bashku me një kategori të personave të dala nga lufta në Maqedoninë e Veriut jemi dakorduar për mbajtjen e kësaj proteste. Kemi marrë mbështetjen edhe të Ali Ahmetit me të bashkëluftëtarët që i kemi atje”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Mirëpo, siç tha Syla edhe pse kanë dorëzuar kërkesë për shfrytëzimin e hapësirës për mbajtjen e kësaj protestë në organet kompetente ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare.

“Ne i kemi zhvillu të gjitha procedurat si në Den Haag e në Francë e po ashtu i kemi adresuar edhe në Shkup, të gjitha ato për mbarëvajtjen e një proteste në nivelin më të mirë të mundshëm. Fatkeqësisht deri më dje ende nuk kemi marrë një përgjigje nga Shkupi zyrtarë për shfrytëzimin e hapësirës publike që e kemi bërë. Po presim dhe besoj që deri në atë kohë do të marrim një përgjigje. Si do që të jetë kemi vendosur që të mbahet kjo protestë.

I pyetur se si i komenton deklaratat e kryeministrit të Maqedoninë së Veriut, Hristijan Mickoski ai tha: “Ne nuk i kemi bërë ftesë që të marr pjesë në këtë protestë. Me tregu drejtë kjo është e ngjashme me deklaratat e Georgevskit në vitin 2001, pra ish kryeministrit të atëhershëm”. /Telegrafi

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort