Komisioni Qendror i Zjgedhjeve ka bërë të ditur se ka themeluar Komisionin për Kundërshtimin Administrativ, ku qytetarët mund të parashtrojnë kundërshtim administrativ, në rast se aplikimi si votues jashtë Kosovës iu është refuzuar.
KQZ njofton se nëse kundërshtimi refuzohet, në këtë rast qytetarët kanë të drejtë të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), brenda 48 orëve nga pranimi i vendimit.
“Nëse aplikimi yt për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës është refuzuar, tani mund të parashtroni kundërshtim administrativ kundër njoftimit të KQZ-së përmes emailit: [email protected]. E nëse edhe kundërshtimi refuzohet, ke të drejtë ankese në PZAP brenda 48 orëve nga pranimi i vendimit” – thuhet në njoftim.
