Trafiku Urban dhe transportuesit privatë nga nesër do të rifillojnë punën, kanë konfirmuar për KOHËN.
Kryeshefi i Trafikut Urban, Qëndrim Vitija dhe Avdyl Brajshori, përfaqësues i transportuesve privatë, kanë thënë se do të rifillojnë punën pavarësisht se borxhi nuk do t’u paguhet tërësisht.
Komuna e Prishtinës sot pasdite konfirmoi se i janë alokuar pjesërisht mjetet e të hyrave vetanake nga Ministria e Financave.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se i kanë alokuar Komunës 2.7 milionë euro nga 25 sa i takojnë për të hyrat vetanake të vitit 2024.
Pavarësisht se kjo shumë nuk mjafton për të fshirë borxhin, transportuesit kanë vendosur nga nesër të rinisin punën pas takimit të përbashkët që kishin sonte.
Trafiku Urban dhe transportuesit privatë ishin në grevë tash e nëntë ditë.
