Mbledhja e radhës e Këshillit Prokurorial të Kosovës ka vazhduar me përplasje mes anëtarëve të KPK-së edhe më 01.12.2025, pas vendimit të këshillit për shkarkimin e u.d. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi më 20.11.2025.
Në këtë mbledhje pjesëmarrës është edhe ushtruesi i detyrës i kryeprokurorit të shtetit, Agron Qalaj, por që i njëjti ka thënë se është duke marrë pjesë në mënyrë ex-officio, por as nuk do të merr pjesë në diskutim e as në votim.
Por disa nga anëtarët e KPK-së kanë qenë kundër pjesëmarrjes së Qalajt në këtë mbledhje.
Anëtari Arian Gashi ka thënë se nuk ka të bëjë me votimin apo mos votimin e Qalajt, apo përfshirjen e tij në diskutim, por ka të bëjë me mundësinë e krijimit të një kourumi, që sipas Gashit është kourum i kundërligjshëm.
“Nuk po i bojmë presion, Qalajt… keni parasysh se pak rëndësi ka a voton a jo, prezenca e tij këtu e bon një kourum të kundërligjshëm”- tha Gashi.
Kjo replikë erdhi pasi kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj tha se përmes këtyre reagimeve të anëtarëve të KPK-së po bëhet presion ndaj tashmë u.d. kryeprokurorit të shtetit.
Paraprakisht këtë mbledhje e kanë lëshuar, Veton Shabani dhe Visar Krasniqi, kurse anëtari, Dardan Vuniqi i kërkoi kryesuesit të KPK-së që t’i mundësohet që të marrë pjesë në këtë mbledhje duke kërkuar fillimisht pauzë dhe paralajmërim se do të lëshoj këtë mbledhje.
“Meqenëse propozimi jem për pauzë nuk u qit në votim, unë po pres në holl”- tha Vuniqi.
Vuniqi tha se do të marr pjesë në pikat që do të trajtohen procedurat disiponore për prokurorët.
Mbledhjen e lëshoi edhe Vuniqi dhe Arian Gashi.
Kurse kryesuesi i KPK-së, konstatoi se prezent janë gjashtë anëtarë për kuorum.
Visar Krasniqi, propozoi fillimisht që të shkarkohet kryesuesi i KPK-së Ardian Hajdaraj. Pasi tha se kjo mbeldhje nuk duhet të vazhdoj pasi Kelmendi e kishte dërguar rastin e shkarkimit të tij në procedurë gjyqësore dhe deri të vendos gjykata nuk duhet që të vazhdohet mbledhja.
Krasniqi kishte vërejtje për procedurën se si ishte shkarkuar Besim Kelemendi. Propozimin për shkarkimin e Kelemendit nga u.d. i kryeprokurorit të shtetit e kishte bërë zëvendës kryesuesja, Jehona Grantolli.
“Ky proces ka marrë rrugë gjyqësore {…} po propozojme gjithçka, propozimi jem është të shkarkohet propozuesi” – tha Krasniqi me të filluar mbledhja e sotme (01.12.2025).
Mbledhja u ndërpre për një pauzë disa minutëshe pasi, Ardian Hajdaraj njoftoi se nuk mund të jetë prezent në momentin që votohet për propozimin për shkarkimin e tij, andaj mbledhjen do ta udhëheq Jehona Grantolli.
Me tu kthyer nga pauza, prezent ishte dhe anëtari që bëri propozimin për shkarkimin e Hajdarajt, Visar Kraniqi, i cili mori fjalën dhe sqaroi propozimin për shkarkim.
Krasniqi tha se nuk qëndron prapa propozimit për shkarkim, pasi sipas tij kjo ishte një paraparë se si ishte shkarkuar Besim Kelmendi. Sipas Visar Krasniqit, nuk ka pasë asnjë procedurë paraprake për shkarkimin e Kelmendit, njëtë sikur nuk ka asnjë procedurë për shkarkimin e Hajdarajt.
Sipas Krasniqit, ideja është që të tregohet se si është shkarkuar Kelmendi në mënyrë arbirtare.
“E para, propozimin e tërheq nga konteksti, pse po e them, sepse e tërheqa një paralele të njëjtë siç është shkarkuar kryesuesi, Besim Kelmendi, unë nuk jam aq naiv me dhanë propozime banale, as me ligj e as me rregullore, as Besimi nuk duhet me u shkarku as kryesuesi, pra nuk ka asnjë efekt propozimi për shkarkim. Nuk jam pranë propozimit për shkakrim, as nuk mund të zhvillohet procedurë për shkarkim”- ka deklaruar ai./KALLXO.com
