- Reklama -

Abdixhiku: Sekti i VV-së do të manipulojë votën e diasporës – mërgata s’mashtrohet më

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) se po tenton të krijojë, siç e quan ai, “një sistem të manipulimit të votave”. Reagimi i tij vjen pas kritikave të Vetëvendosjes ndaj LDK-së në lidhje me formën e votimit të diasporës pas vendimit të PZAP-it.

Abdixhiku tha se qëndrimet e VV-së tregojnë panik, pasi sipas tij “mërgata nuk mashtrohet më”. Ai akuzoi Vetëvendosjen për tentativa të përsëritura për të ndryshuar format e votimit jashtë vendit në mënyrë që, siç thotë ai, të krijohen hapësira për manipulim.

- Reklama -

“Mërgata nuk mashtrohet më. Mërgata nuk blihet. Mërgata po ndryshon. Mashtrimet e propagandat nuk kalojnë më! Jo më ndaj këtij vendi, jo më në emër të mërgatës, jo më ndaj demokracisë. Kosova po zgjohet, mërgata po rikthehet. E paniku i tyre është shenja e parë e humbjes që i pret,” ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së akuzoi Vetëvendosjen se po synon të ndërtojë një mekanizëm të kontrolluar të votimit jashtë procedurave ligjore.
“Sekt i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vetë fletëvotimet, t’i mbushin vetë, t’i manipulojnë votat vetë. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve,” deklaroi ai.

Në postimin e tij, Abdixhiku përmendi disa raste që sipas tij përbëjnë tentativa të Vetëvendosjes për të ndryshuar proceset zgjedhore të diasporës.

“Një herë provuan ta kthejnë sistemin e vjetër të votimit me email, ku një militant mbushte qindra fletëvotime para televizorit. Pastaj provuan votime në depo mallrash, salla dasmash e restorante, jashtë ambasadave e konsullatave, ku nuk ka kontroll e monitorim. PZAP nuk e lejoi,” ka shkruar ai.

Sipas Abdixhikut, mërgata këtë vit e ka më të lehtë se kurrë të votojë, pasi mund ta bëjë këtë në ambasada, konsullata apo edhe me postë.
“Secili bashkëatdhetar mund të votojë në emrin e vet, me fletëvotim të pranuar nga shteti i vet,” theksoi ai.

LDK, sipas tij, po punon çdo ditë me diasporën për t’i inkurajuar qytetarët që të regjistrohen dhe të votojnë.

Abdixhiku e përmbylli reagimin e tij duke theksuar se sipas tij, Vetëvendosja e ka kuptuar “një të vërtetë të madhe”:
“Mërgata nuk mashtrohet më. Mashtrimet e propagandat nuk kalojnë.”

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort