- Reklama -

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi nga Shkodra se festat e nëntorit janë të veçanta dhe i bashkojnë shqiptarët pavarësisht situatave politike.

Ajo theksoi se përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë janë proces normal në një demokraci dhe se pret që ato të zhvillohen sipas standardeve më të larta, duke shtuar se pas aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, tashmë ka më shumë qartësi për hapat e ardhshëm.
Osmani u shpreh oprimiste se pas zgjedhjeve të ketë konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formim qeverie, në mënyrë që të merren vendimet e rëndësishme për vendin.
Ajo vlerësoi mbështetjen e aleatëve, duke rikujtuar ndalesën e saj në kampin Bondsteel, ku amerikanët festonin “Thanksgiving”, dhe nënvizoi se si Kosova ashtu edhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta dhe krenare në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian falë kësaj mbështetjeje.

- Reklama -

Osmani tha se për Kosovën kjo është festë e katërfishtë: Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit Adem Jashari dhe përvjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe shënimi i Ditës së Forcës.

Presidentja njoftoi se festimet do t’i vazhdojë nesër në Vlorë dhe në Tiranë, duke theksuar se festa e flamurit i takon gjithë kombit, të gjithë shqiptarëve pavarësisht se ku jetojnë, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc apo në mërgatë.

Osmani foli edhe për lidhjet e forta historike midis Shkodrës dhe Kosovës, duke theksuar se qyteti ka dhënë shumë për shqiptarinë dhe ka qenë gjithmonë pranë kosovarëve.
Ajo kujtoi vitet 1998–99, kur shumë banorë të Gjakovës dhe zonave përreth u strehuan në Shkodër, ku, siç tha ajo qytetarët i pritën me zemër dhe dyer të hapura.
Sipas saj, Shkodra ka qëndruar pranë Kosovës para dhe pas luftës dhe mbështetja e saj ka vijuar deri në ditët tona, ndërsa të dy shtetet ecin së bashku drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Osmani për rikthimin e rrugës Shkodër–Gjakovë

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Shkodrës për rikthimin e rrugës historike Shkodër–Gjakovë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se çdo nismë që afron më shumë Kosovën me Shqipërinë është e mirëseardhur.

Ajo shtoi se kjo iniciativë nuk është vetëm fizike apo gjeografike, por hap mundësi për bashkëpunim edhe në fusha të tjera, si ekonomia, turizmi, arsimi, kultura dhe shumë të tjera. Presidentja vuri në pah se këto tema i diskutoi sot edhe me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, duke e cilësuar projektin si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve mes dy vendeve.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort