- Reklama -

Kryetari Basha: FSK-ja është trashëgimtare e drejtpërdrejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sot, në shënim të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku u prezantua armatimi dhe pajisjet ushtarake të ekspozuara në Kazermën “Adem Jashari”.

Në një shënim të tij kryetari Basha e ka cilësuar Forcën e Sigurisë simbol të profesionalizmit, përkushtimit dhe vlerave demokratike që përfaqëson Republika e Kosovës.

- Reklama -

“FSK-ja është vazhdimësi e historisë sonë të ndritur dhe trashëgimtare e drejtpërdrejtë e ushtrisë sonë të lavdishme, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo mbart në vetvete sakrificën, idealin dhe përkushtimin e brezave që luftuan për liri, duke e lidhur me dinjitet të kaluarën tonë heroike me të ardhmen e sigurt që po ndërtojmë. Ata nuk mbrojnë vetëm territorin, por edhe vlerat, historinë dhe të ardhmen e kombit tonë”, ka thënë kryetari Basha.

Kreu i Kuvendit ka vlerësuar se këto vite Forca e Sigurisë është rritur, fuqizuar dhe modernizuar. Ai ka rikujtuar se mbi 2 mijë pjesëtarë të rinj janë rekrutuar, mbi 4 mijë janë trajnuar, buxheti është rritur në 200 milionë euro në vit, ndërsa investimet në pajisje dhe armatim kapin mbi 400 milionë euro në katër vitet e fundit.

Këto investime, ka shtuar Basha, janë dëshmi e përkushtimit tonë të qartë për të siguruar stabilitetin dhe të ardhmen e sigurt të vendit tonë.

“Faleminderit të gjithë pjesëtarëve të FSK-së për shërbimin ndaj atdheut, sakrificën dhe nderin që i japin vendit tonë”, ka thënë kryeparlamentari Basha.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort