Home LAJME Dogana ndalon 4 telefona në vlerë 5 mijë euro në Vërmicë

Dogana ndalon 4 telefona në vlerë 5 mijë euro në Vërmicë

0
Dogana ndalon 4 telefona në vlerë 5 mijë euro në Vërmicë

Dogana e Kosovës njofton se sot gjatë një kontrolli rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, është zbuluar dhe parandaluar një rast i tentim-shmangies së detyrimeve doganore.

“Gjatë inspektimit të detajuar, njësitë doganore kanë gjetur 4 telefona të rinj Iphone 17 Pro Max, si dhe pjesë të ndryshme për telefona mobil, të cilat ishin të padeklaruara nga pala përgjegjëse. Vlera totale e mallit të sekuestruar është mbi 5 mijë euro. Mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës tutje thekson se mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrolleve, mbrojtjen e tregut dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, duke parandaluar çdo tentim të shmangies së detyrimeve doganore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here