Qeveria në detyrë do të ndajë mjetet për pagat e punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës.
Gjatë mbledhjes të enjten, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se ndarja e mjeteve do të bëhet nga kategoria e kursimeve.
- Reklama -
“Kjo zgjidhje e sotshme është veçse një improvizim i detyruar, pas përpjekjeve tona të vazhdueshme që ta miratojmë në Kuvend buxhetin për RTK-në”, u shpreh Kurti.
Punëtorët e RTK-së nga e hëna nisën grevë dyorëshe për shkak të mosmarrjes së pagave./KOHA
- Reklama -
