- Reklama -

Një zjarr masiv përfshin një kompleks banimi në Hong Kong, së paku 13 të vdekur – 700 zjarrfikës po luftojnë me flakët

Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një zjarr masiv përfshiu disa kulla të larta të një kompleksi banimi në lagjen veriore Tai Po të Hong Kongut, me tym të trashë gri që dilte jashtë ndërsa shërbimet e emergjencës u përballën me flakët.

Policia tha se disa persona mbetën të bllokuar brenda kullave që digjeshin, ndërsa dy persona ishin në gjendje kritike me djegie të rënda, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

- Reklama -

Disa punonjës të shërbimeve zjarrfikëse u plagosën ndërsa përpiqeshin të shuanin flakët që përshkuan kullat 31-katëshe. Njerëzit u mblodhën në një shteg aty pranë, ndërsa tymi dilte nga ndërtesat, disa prej të cilave ishin të veshura me skela bambuje.

Dhjetëra automjete të zjarrfikëseve dhe ambulancave u rreshtuan rrugën poshtë, thanë dëshmitarët.

Departamenti i zjarrfikësve i tha Reuters se ende nuk kishte një shifër për numrin e njerëzve që mund të jenë ende brenda.

Videot nga vendi i ngjarjes treguan zjarrfikësit që përpiqeshin nga lart të shuanin zjarrin.

Më shumë se 700 zjarrfikës janë në vendngjarje duke u përpjekur të shuajnë flakët në Ëang Fuk Court, ku jetojnë rreth 4600 banorë.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort