- Reklama -

Presidentja Osmani dekoron me mirënjohje presidenciale Adelina Ismailin

Sonte, në mbrëmjen gala të mbajtur në AMC Hall, një nga momentet më emocionuese të recitalit të Adelinë Ismailit erdhi para se të niste koncerti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dorëzuar këngëtares së njohur Mirënjohjen Presidenciale, në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në muzikën shqiptare ndër vite.

- Reklama -

Në fjalimin e saj, Presidentja Osmani ka çmuar thellë figurën artistike të Adelinës, duke e cilësuar si një nga ikonat më të mëdha të skenës sonë muzikore. Ajo theksoi se Adelina, e njohur gjerësisht si diva e muzikës moderne shqiptare, ka qenë frymëzim për disa gjenerata dhe një zë i fuqishëm artistik e shoqëror.

Ky moment vjen në kuadër të jubileut të madh të artistes, e cila këtë vit shënon 40 vjet karrierë – një rrugëtim që e ka bërë atë simbol të identitetit dhe emocioneve muzikore shqiptare. Në kuadër të këtij përvjetori, Adelina ka publikuar edhe mini-albumin e saj më të ri, të titulluar “Grua”, një projekt që është pritur me entuziazëm nga publiku.

Koncerti recital pritet të sjellë një performancë të veçantë, duke rikthyer këngët dhe momentet më kulmore të karrierës së saj të pasur./telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort