Home LAJME PDK cakton Memli Krasniqin udhëheqës të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e dhjetorit

PDK cakton Memli Krasniqin udhëheqës të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e dhjetorit

0
PDK cakton Memli Krasniqin udhëheqës të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e dhjetorit

Partia Demokratike e Kosovës njofton se ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, të udhëhequr nga kryetari Bedri Hamza, në të cilën është diskutuar dhe vendosur për organizimin e partisë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 dhjetorit.

Në këtë mbledhje, kryesia ka miratuar formimin e Shtabit Qendror Zgjedhor, i cili do ta udhëheqë procesin organizativ dhe koordinues të fushatës.

“Me vendim të Kryesisë, shtabi do të udhëhiqet nga ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili me përvojën, integritetin dhe profesionalizmin e tij, do të garantojë një organizim efikas dhe dinamik drejt fitores. Poashtu, Kryesia ka vendosur që pas zgjedhjes së Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së, Arian Tahiri të jetë ushtrues detyre i kryetarit të degës në Mitrovicë” – thuhet në njoftimin e PDK-së.

PDK njofton se Kryesia ka mbështetur edhe koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës me Grupin e Deputetëve të Familjes.

“PDK hyn në këto zgjedhje me unitet të plotë, me struktura të mobilizuara dhe me besim në projektin e saj për një qeverisje të përgjegjshme, stabile dhe në shërbim të qytetarëve. Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë t’i informojë mediat dhe opinionin publik për secilin hap të mëtejmë të procesit zgjedhor” – thekson tutje PDK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here