- Reklama -

Kryeministri Kurti mori pjesë në Edicionin e 8-të të Konventës së Industrisë së Drurit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mori pjesë në Edicionin e 8-të të Konventës së Industrisë së Drurit 2025, e cila mbledhë së bashku përfaqësues të bizneseve, institucioneve, universiteteve, donatorëve dhe ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë për të diskutuar zhvillimin, inovacionin dhe të ardhmen e sektorit, të organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës – Wood Cluster (SHPDK).

Në fjalën e tij kryeministrit theksoi se si Qeveri, po punojmë me kujdes e vëmendje për të krijuar një mjedis ku bizneset mund të zhvillohen më lehtë, me më pak barriera dhe më shumë mundësi. Këto përmirësime rrisin aftësinë e kompanive të përpunimit të drurit dhe prodhuesve të mobilieve që të bashkëpunojnë më lehtë me partnerë ndërkombëtarë, të sigurojnë investime të reja dhe të zgjerohen më shpejt drejt tregjeve të huaja, shkruan Zyra e Kryeministrit.

- Reklama -

Ai më tej shtoi se Gallup International e vlerëson Kosovën si vendin më të sigurt në Evropë dhe të tretin në botë për rend dhe siguri. Ky është një sinjal i qartë për partnerët ndërkombëtarë se Kosova është një vend i parashikueshëm, i qëndrueshëm dhe i besueshëm për bashkëpunim dhe investim, theksoi ai.

“Kosova kryeson në rajon për përmirësim të lirive, demokracisë dhe qeverisjes. Me këtë po dëshmojmë se vendi po forcohet ekonomikisht dhe institucionalisht – një faktor vendimtar për kompanitë që duan të ndërtojnë besim te partnerët globalë”, theksoi kryeministri Kurti dhe shtoi se Vizioni ynë është i qartë: Kosova të bëhet qendër rajonale e prodhimit të mobileve dhe e produkteve të drurit.

Kryeministri po ashtu tha se “Made in Kosova” në këtë sektor po fiton terren në tregjet evropiane dhe rajonale, jo si kompromis i cilësisë, por si garanci e saj.

Në këtë rrugëtim, qeveria juaj është partneri juaj, deklaroi kryeministri, i cili po ashtu tha se po investojmë tha ai në arsim profesional dual, digjitalizim të shërbimeve; inovacion dhe makineri moderne; rritje të kapaciteteve eksportuese; si dhe standarde të qëndrueshme të menaxhimit të pyjeve.

“Andaj le të bëhemi edhe më shumë bashkë, le të punojmë edhe më shumë për më shumë inovacion dhe më shumë suksese për të gjithë! Ju faleminderit”, përfundoi fjalën e tij kryeministri.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort