- Reklama -

Regjistrimi i diasporës, KQZ jep sqarime për mërgimtarët që votojnë jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar zyrtarisht se ka filluar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, që do të zgjasë 11 ditë.

Gjatë periudhës 26 nëntor – 6 dhjetor, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, përmes platformës elektronike: https://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë.

- Reklama -

KQZ ka bërë të ditur se në momentin e regjistrimit, votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit:

  1. të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës;
  2. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë; apo
  3. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.

“Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.” – thuhet në njoftim.

KQZ ka sqaruar po ashtu se kjo periudhë e regjistrimit vlen vetëm për shtetasit që duan të regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës, ndërkaq për të votuar në vendvotimin e tyre në Kosovë nuk kanë nevojë të regjistrohen si votues jashtë vendit.

Shtetasit e Kosovës që regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës, do të largohen nga Lista e Votuese brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

Pra, një shtetas që regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës, do ta gjejë emrin e tij për votim vetëm në Listën Votuese jashtë Kosovës, transmeton Klankosova.tv

“Ndërkohë, shtetasit e Kosovës, që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk regjistrohen për të votuar nga jashtë Kosovës, ndodhen në Listën e Votuesve brenda Kosovës e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

Çdo qytetarë i Kosovës me të drejtë vote, si brenda dhe jashtë vendit, përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org mund ta kontrollojë adresën e Qendrës së Votimit ku është i caktuar të votojë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar.” 

Në fund, ky institucion ka njoftuar se votimi në përfaqësi diplomatike organizohet më 27 dhjetor 2025, pra një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.

Votimi atë ditë do të fillojë në ora 07:00 dhe mbyllet në ora 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës.

Ndërsa votimi përmes postës do të fillojë më 12 dhjetor dhe do të përfundojë më 27 dhjetor 2025.

Për këtë mënyrë votimi, KQZ do të njoftojë me kohë për adresat e kutive postare në të cilat do të mund ta dërgojnë pakon me fletëvotim./Klankosova.tv

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort