- Reklama -

Kurti: Dhuna në familje nuk është problem privat, është krim

Në nisjen e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se dhuna në familje nuk është problem privat, por është krim, është cenim i sigurisë publike, cenim i demokracisë dhe të drejtave.

 

- Reklama -

Kurti shtoi se krahas ligjit, duhet guximi shoqëror për të raportuar e për t’i thënë mjaft dhunës.

“Sonte jemi këtu për ta shënuar fillimin e 16 ditëve të aktivizimit, por edhe për ta vazhduar mbajtjen e premtimit të përditshëm, premtimin se në Republikën e Kosovës, asnjëra, askush nuk do të jetë vetëm, përballë dhunës. Secila grua që ndien frikë gjatë natës, secili fëmijë që ndien britma në vend të qetësisë, është alarm për ne, dhe ky alarm nuk pret. Shteti ka detyrim të mbrojë, të garantojë siguri e qetësi, sikurse shoqëria ka detyrim të mos heshtë. Ne nuk mund të ndërtojmë të ardhmen mbi traumat që nuk janë shëruar, as mbi një kulturë që e relativizon dhunën”, tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Sipas kreut në detyrë të qeverisë, lufta kundër dhunës me bazë gjinore, nuk është vetëm çështje e grave. “Para së gjithash e mbi të gjitha duhet të emancipojmë burrat, djemtë e ri. Është çështje e mbarë shoqërisë, e Republikës, e së bashku mund, duhet e do ta ndërtojmë një Republikë ku drejtësia triumfon e pabarazia bie”, deklaroi Kurti.

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se edhe përkundër punës së madhe që është bërë, ende, sipas saj, shumë gra e fëmijë përballen me dhunë, pikërisht aty ku duhet të jenë më të sigurt, brenda shtëpive të tyre.

Ajo tha se kur një grua përjashtohet nga trashëgimia, ajo përjashtohet nga pavarësia, kur i mohohet prona, i mohohet siguria, kur i mbyllet dera e drejtësisë, i mbyllet e ardhmja.

Mesazhi global i fushatës së këtij viti, shtoi nënkryetarja e Kuvendit, Haxhiu, i thërret të veprojnë kundër dhunës në hapësirën digjitale e të ndërtojnë mekanizma mbrojtës për çdo vajzë e grua që përballet me këtë formë të re, por, sipas saj, gjithnjë e më të përhapur të dhunës.

“Dhuna digjitale, që fyen, kërcënon e shantazhon, shpërndanë pamje pa pëlqim, kontrollon lëvizjen dhe mendimin e grave, dhunë që nuk lë gjurmë në trup, por plagë të thella në jetë”, tha Haxhiu.

Blerim Sallahu, ushtrues i detyrës së ministrit në detyrë të Drejtësisë, tha se sot nuk po flasin për një betejë të grave, por për një betejë të të gjithë shoqërisë.

“Barazia gjinore është një sfidë që kërkon angazhim institucional, bashkërendim shoqëror dhe vullnet politik të qëndrueshëm. E drejta në pronë është themeli që i jep gruas pavarësinë ekonomike, zërin në vendimmarrje dhe sigurinë për të mos iu nënshtruar dhunës dhe asnjë lloj shantazhi a presioni”, tha ai.

Arjeta Sadiku nga KGJK-ja, tha se për shkak të ndjeshmërisë së rasteve të dhunës në familje KGJK-ja u kushton vëmendje të veçantë dhe gjykatat i trajtojnë ato me prioritet të lartë.

“Në kuadër të strategjisë për qasje në drejtësi, rastet e dhunës në familje janë kategorizuar si raste me prioritet të veçantë, duke theksuar domosdoshmërinë e trajtimit të tyre të shpejt, profesional e të ndjeshëm ndaj viktimave”, deklaroi Sadiku.

Laura Pula, Koordinatore Kombëtare Kundër Dhunës në Familje në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, tha se dhuna ndaj grave nuk fillon vetëm me një grusht, ato, tha ajo, shpesh fillojnë me fjalë, me kontrolle, poshtërime e me izolime.

“Në vendin tonë, çdo vit qindra gra raportojnë dhunë fizike, psikologjike, ekonomike e dhunë seksuale, por shumë më tepër heshtin, ngase shumica kanë frikë të raportojnë. Frika nuk iu vjen nga vetvetja, por nga pasiguria”, tha Pula.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort