Kryesuesi i Këshillit Prokurial të Kosovës, Arian Hajdaraj, në një konferencë për media ka thënë se asnjë anëtarë i KPK-së, nuk është kërcënuar.
Ky deklarim i tij erdhi pas sipas tij, presidentja e vendit ka deklaruar se anëtarët e KPK-së, janë kërcënuar.
- Reklama -
“Ne ritheksojmë se asnjë nuk është kërcënuar, dhe se presidentja mund të jetë keqinformuar. Bëjmë thirrje presidentes, qeverisë dhe çdo institucioni tjetër të mos ndërhyjnë në punën e sistemit prokurorial, dhe të respektojnë pavarësinë institucionale dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre në funksionimin e Këshillit”, tha ai para mediave. /Telegrafi
- Reklama -
