Home LAJME Ndërprerja e shërbimeve të transportit urban, Rama: Kurti dhe Murati refuzojnë të takohen

Ndërprerja e shërbimeve të transportit urban, Rama: Kurti dhe Murati refuzojnë të takohen

0
Ndërprerja e shërbimeve të transportit urban, Rama: Kurti dhe Murati refuzojnë të takohen

Qytetarët e Prishtinës po përballen me ndërprerjen e shërbimeve të transportit urban, për shkak të krizës financiare që ka bllokuar pagesat e punëtorëve dhe funksionimin e disa linjave të autobusëve.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, kanë refuzuar të takohen me të lidhur me këtë çështje.

Rama tha se vazhdon të jetë i gatshëm për çdo takim që siguron mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetin e qytetarëve të Prishtinës.

“Në këtë ditë kur cenohen shërbimet jetike të qytetarëve të kryeqytetit. Cenohet mirëqenia e punëtorëve dhe e familjarëve të tyre! Unë vazhdojë të jem i gatshëm 24/7 për çdo takim që siguron mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetin e qytetarëve dhe punëtorëve të kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here