Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme pritet të jetë me mot të ndryshueshëm, intervale të shkurta me diell dhe me shi.
Të hënën pritet mot i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të nisin nga 0 deri në 3 gradë, maksimalet nga 5-9 gradë celsius.
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të sillën nga 0-2 gradë celsius, ndërkaq maksimalet nga 8-11 gradë celsius.
Të mërkurën pritet mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 13 gradë celsius.
Të enjten pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperatura minimale e ditës do të jetë 1 gradë celsius, ndërkaq maksimalet 6 gradë.
Ndërkaq, të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara me mundësi të reshjeve të shiut. Minimalet e ditës do të jenë -1 gradë celsius, ndërkaq maksimalet 6 gradë.
