Dy persona janë arrestuar në fshatin Duhël të Suharekës dje me 22.11.2025, pasi që fillimisht me veturë kishin tentuar që t’i shmangen njësive policore.
Pasi që Policia ka arritur t’i ndalojë të dyshuarit, gjatë kontrollit në veturën e tyrë janë gjetur 314 gramë substancë e llojit kokainë, 0.45 gramë marihuanë, 3 telefona mobil, si dhe është sekuestruar vetura e të dyshuarve.
- Reklama -
“Në konsultim me prokurorin, është bastisur edhe banesa e njërit të dyshuar, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim./KALLXO.com
- Reklama -
