- Reklama -

Sallahu: Pasuria që s’përputhet me të ardhurat do të konfiskohet

Mbi 12 milionë euro është vlera e pasurisë së konfiskuar dhe të sekuestruar gjatë katër viteve të fundit, e administruar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha sonte në një intervistë për Lajmet Qendrore të RTK-së se pasuria që nuk përputhet me të ardhurat do të konfiskohet dhe ajo pasuri do t’i kthehet buxhetit të Kosovës.

- Reklama -

“Është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm, nga i cili varet edhe luftimi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, secila vonesë e Gjykatës Kushtetuese është vonesë e paarsyeshme e cenon funksionimin e rendit kushtetues, ndarjes së pushteteve konkretisht, e cenon funksionimin e organit të legjislativ”, tha Sallahu.

“Ky ligj i prek vetëm zyrtarët publik, secili person nga 2008 që ka punuar në Kosovë që ka marrë para nga buxheti i Kosovës mund të verifikohet pasuria e tij dhe nëse ajo pasuri e tij është në shpërputhje me të ardhurat e tij atëherë ajo pasuri konfiskohet nga Gjykata, ky është konfiskim civil nuk ka lidhje me çështje penale”, shtoi ai

Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kohë që është duke pritur në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Më 5 dhjetor të vitit të kaluar, ligjvënësit e miratuan në të dy leximet. Ky ligj përfundoi në Gjykatën Kushtetuese po në dhjetor të vitit 2024, pas dërgimit nga Partia Demokratike e Kosovës./RTK/

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort