Në kuadër të projektit “Rritja e përfaqësimit mediatik dhe luftimi i dezinformimit në Prizren”, të premten është mbajtur sesioni informues për edukimin mediatik me komunitetin e personave të moshuar.
Gazetari Fisnik Minci, ka prezantuar rëndësinë e edukimit mediatik, për të gjitha grupmoshat me qëllim të zhvillimit të mendimit kritik dhe aftësive për t’u mbrojtur nga dezinformimi.
Kryetari i OPIP, Jusuf Vraniqi, e vlerësoi si mjaft të dobishëm këtë takim për informimin e të moshuarve mbi teknikat e verifikimit të fakteve dhe përdorimin e përgjegjshëm të rrjeteve sociale. Në takim u theksua se edukimi mediatik është i nevojshëm për t’u mbrojtur nga dezinformimi në rrjete sociale, të cilat tashmë janë pjesë e përditshmërisë së komunitetit.
Ky takim u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit “Rritja e përfaqësimit mediatik dhe luftimi i dezinformimit në Prizren”. Përmbajtja e këtij lajmi është përgjegjësi vetëm e TV Prizrenit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

