- Reklama -

Humb jetën një bashkatdhetar në Gjermani, qyteti ku jetoi Heinsberg shpall ditë zie

Ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare bashkatdhetari nga Prizreni, Arsim Elshani, në një aksident trafiku në Gjermani.

Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi midis trekëndëshit të autostradës Wanlo dhe kryqëzimit Erkelenz-Ost, ku më 15 nëntor 2025, shoferi i dyshuar në gjendje të dehur hyri në drejtim të gabuar të autostradës dhe u përplas direkt me makinën e të ndjerit Elshani.

- Reklama -

Përplasja ishte aq e fortë sa të dy shoferët mbetën të bllokuar në makinat e tyre. Zjarrfikësit luftuan me orë të tëra për t’i nxjerrë nga makinat e tyre, por ndihma ishte shumë vonë për 47-vjeçarin nga Kosova; ai vdiq nga plagët e rënda në vendngjarje. Shoferi i dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti me fatalitet u dërgua me lëndime të rënda në spital.

Pas rastit tragjik ku humbi jetën Arsim Elshani nga Prizreni, qyteti Heinsberg në Gjermani ka shpallur të martën ditë zie. Me këtë rast u ndezën edhe qirinj dhe u vendosën buqeta me lule në përkujtim të Arsim Elshanit. I gjithë qyteti gjerman e përjetoi rëndë këtë humbje tragjike të një qytetari shembull nga Kosova, i cili kontribuoi shumë për vendlindjen, por edhe për qytetin gjerman ku punoi dhe veproi.

Trupi i pajetë i të ndjerit pritet të kthehet në Kosovë ditën e nesërme – të premten, më 21 nëntor 2025 – ku do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e qytetit të Prizrenit, në orën 14:00. /InLajmi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort