Home LAJME Zafir Berisha për dëshminë e Clark: E vërteta mund të shtrembërohet, por ajo mbetet e vërtetë

Zafir Berisha për dëshminë e Clark: E vërteta mund të shtrembërohet, por ajo mbetet e vërtetë

0
Zafir Berisha për dëshminë e Clark: E vërteta mund të shtrembërohet, por ajo mbetet e vërtetë

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit, Zafir Berisha, ka reaguar pas dëshmisë së ish-komandantit të NATO-s, Wesley Clark, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Berisha ka thënë se edhe pas nënshkrimit të kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë, Serbia ka vazhduar të operojë në Kosovë me njësitë e veta, sidomos në pjesën veriore, ku qindra luftëtarë dhe veprimtarë politikë u vranë pas luftës në Kosovë, dhe e vërteta për këto vrasje nuk është zbardhur kurrë, sipas tij.

Ai ka konstatuar se Serbia qëndron prapa shumicës dërrmuese të këtyre vrasjeve, përmes shërbimeve të veta sekrete.

Berisha shton se “e vërteta mund të shtrembërohet, por ajo mbetet e vërtetë, edhe kur nuk u pëlqen të gjithëve”.

Reagimi i plotë:

“Analfabetët dhe trushpërlarët që ranë viktima të propagandës serbe kundër UÇK-së, besoj se me dëshminë e gjeneralit Clark po e kuptojnë atë që disa prej nesh e kemi ditur prej kohësh: se Serbia, edhe pas nënshkrimit të kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë, ka vazhduar të operojë në Kosovë me njësitë e veta, sidomos në pjesën veriore, me ndihmën e rusëve dhe në raste të caktuar edhe me francezët.

Se gjendja ka qenë kaotike në Kosovë pas 12 qershorit 1999, e dinë mirë ata që e kanë përjetuar dhe e konfirmojnë edhe faktet e shkruara të kohës.

Kur u arrestuan disa nga spiunët e Serbisë në Kosovë, shumë njerëz u befasuan: “Si ka mundësi të ndodhë kjo?!”
Por nuk e kanë iden se Serbia nuk heqë dorë aq lehtë nga Kosova, dhe veprimet e saj të përditshme e dëshmojnë këtë.

Dhjetëra luftëtarë dhe udhëheqës të UÇK-së ranë në prita të forcave serbe gjatë luftës si rezultat i bashkëpunëtorëve-spiunëve, për ta thënë më shqip, të cilët nuk janë ndalur së punuari për Serbinë as sot e kësaj dite.

Qindra luftëtarë dhe veprimtarë politikë u vranë pas luftës në Kosovë, dhe e vërteta për këto vrasje nuk është zbardhur kurrë.

Injorantët dhe maskarenjtë e shoqërisë tonë i përdorën këto vrasje për përfitime politike, duke amnistuar Serbinë, e cila sipas meje, qëndron prapa shumicës dërrmuese të tyre përmes shërbimeve të veta sekrete.

Prokurorët si italiani Salustro në UNMIK dhe EULEX u morën më shumë me mbetjet e ndikimit serb në Kosovë, disa prej të cilëve ishin futur nën ombrellën e ndërkombëtarëve.

Ata kurdisën dhe sajuan procese gjyqësore kundër luftëtarëve të UÇK-së, procese që u përdorën nga politikanë të pandërgjegjshëm për përfitime personale.

E vërteta mund të shtrembërohet, por ajo mbetet e vërtetë, edhe kur nuk u pëlqen të gjithëve.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here