Home LAJME Reshjet e dendura në Prizren, Komuna e Prizrenit aktivizon Shtabin Emergjent

Reshjet e dendura në Prizren, Komuna e Prizrenit aktivizon Shtabin Emergjent

0
Reshjet e dendura në Prizren, Komuna e Prizrenit aktivizon Shtabin Emergjent

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe paralajmërimeve nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës për vërshime në vend, është aktivizuar Shtabi Emergjent i cili është duke monitoruar situatën në vazhdimësi.

Tutje në postimin e kryetarit Totaj, apelohet për shmangie të qarkullimit pranë lumejve dhe zonave të ulëta, të raportohet çdo situatë e rrezikshme dhe të ndiqen njoftimet zyrtare nga institucionet përkatëse.

“Ne jemi në terren. Ne jemi në shërbim.
Bashkë e kalojmë edhe këtë sfidë, me vëmendje, kujdes dhe solidaritet”, thuhet në fund të postimit nga kryetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here