Home LAJME Dega e PDK në Dragash me telegram ngushëllimi për vdekjen e Ibrahim Skënderit

Dega e PDK në Dragash me telegram ngushëllimi për vdekjen e Ibrahim Skënderit

0
Dega e PDK në Dragash me telegram ngushëllimi për vdekjen e Ibrahim Skënderit

Ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare dhe veterani i arsimit nga fshati Brrut i Dragashit, Ibrahim Skënderi.

Me këtë rast, dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash përmes një telegram ngushëllimi kanë përkujtuar Skënderin si një person që la gjurmë në edukimin, kulturën dhe jetën intelektuale të asaj treve.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familje Skënderi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ibrahim Skënderit, veprimtar i çështjes kombëtare, veteran i arsimit, mësues i përkushtuar, shkrimtar dhe artist i njohur Opojar, i cili me veprimtarinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në edukimin, kulturën dhe jetën intelektuale të trevës sonë.

Në emër të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Në këto momente të dhimbshme, ndajmë me ju dhembjen dhe lutemi që Zoti i Madhërishëm t’ju japë forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

I lehtë qoftë dheu, Zoti e mëshiroftë të ndjerin!

Me respekt,
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës – Dragash

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here