Home LAJME Moti sot i ndryshueshëm, maksimalja deri 17 gradë Celsius

Moti sot i ndryshueshëm, maksimalja deri 17 gradë Celsius

0
Moti sot i ndryshueshëm, maksimalja deri 17 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e diel do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngjashëm me ditët e mëparshme. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë vlera nga 14 deri në 17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja me shpejtësi 1–3 m/s.

Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike për këtë fundjavë do të jenë të favorshme për zhvillimin e punëve bujqësore në terren, veçanërisht për mbjelljet vjeshtore. Stabiliteti i motit gjatë fundjavës krijon një dritare optimale për intensifikimin e aktiviteteve të mbjelljes.

Instituti rekomandon që fermerët të shfrytëzojnë maksimalisht këtë periudhë, pasi struktura aktuale e tokës dhe niveli i moderuar i lagështisë janë të përshtatshme për mbirje uniforme të kulturave. Megjithatë, paralajmërohet se nga java e ardhshme priten reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, të cilat mund të kufizojnë qasjen në parcela dhe të vështirësojnë procesin e mbjelljes.

Për këtë arsye, IHMK sugjeron që punimet të mos shtyhen, në mënyrë që të sigurohen afatet optimale të mbjelljes dhe të arrihet performancë më e mirë e kulturave vjeshtore gjatë gjithë ciklit vegjetativ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here