Home LAJME Drejtuesit e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Konferencën Ballkanike 2025

Drejtuesit e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Konferencën Ballkanike 2025

0
Drejtuesit e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Konferencën Ballkanike 2025

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A mori pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e 13-të të Përbashkët Ballkanike 2025, e cila u mbajt në Durrës më 11–13 nëntor, duke bashkuar profesionistë, institucione dhe kompani të sektorit të ujit nga i gjithë rajoni.

Në njoftimin e kompanisë në Facebook, bëhet e ditur se gjatë konferencës, pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre në menaxhimin e burimeve ujore, përmirësimin e shërbimeve dhe sfidat e përditshme të operimit.

“Gjatë konferencës, përfaqësuesit tanë ishin aktivë në sesionet teknike dhe diskutimet profesionale, ku kontribuan me përvojat e tyre në menaxhimin e burimeve ujore, përmirësimin e shërbimeve dhe sfidat e përditshme të operimit. Ata prezantuan praktikat e mira dhe qasjet që KRU “Hidroregjioni Jugor” ka zbatuar në terren, si dhe u angazhuan në moderimin e disa paneleve të rëndësishme, duke reflektuar profesionalizmin dhe përgatitjen e stafit tonë. Pjesëmarrja jonë në këtë platformë të rëndësishme rajonale forcon rolin e KRU “Hidroregjioni Jugor” në dialogun teknik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke dëshmuar se kompania vazhdon të ecë përpara me zgjidhje inovative dhe qasje të integruara në menaxhimin e ujit. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për shërbime më cilësore, zgjidhje të qëndrueshme dhe partneritete të forta në sektorin e ujit”, shkruan “Hidroregjioni Jugor”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here